Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT
Për analistin dhe drejtuesin e emisionit ?Arena? në RTV Ora News, Dritan Hila dalja e kryeprokurorit Adriatik Llalla për të kundërshtuar ambasadorin amerikan është bërë me urdhër politik.
Në studion e lajmeve të Ora News, Hila tha se ishte Llalla ai që doli jashtë kornizave dhe jo ambasadori Lu. Sipas analisteti është e pashembullt që një Prokuror të dalë kundër aletatit më të madh të Shqipërisë.
Hila: Sa i përket daljes së Llallës, ata që e vunë?sepse Llalla nuk është ai që e meritonte Prokur të Përgjithshëm, ka një karrierë modeste në drejtësi, ka pasur gjithmonë emërime politike. Ka qenë shefi i ILDKP më parë, është një figurë e panjohur i cili u promovua për shkak të lidhjeve që kishte me politikën dhe e çuan në Prokurori të Përgjithshme që të mos bënte asgjë. Llalla nuk ka bërë gjatë 5 viteve asgjë. Tani i thanë: Të çuam, hidhu në kundërsulm. E kanë urdhëruar politikisht, sepse ështe e pashembullt që një Prokuror i Përgjithshëm të dalë të kundërshtojë aleatin më të madh të Shqipërisë. Po të mos kishte një shtytje të tillë, të jeni të bindur që Llalla do të kishte vazhduar politikën e tij të 4 viteve dhe nuk do kishte dalë fare të prononcohej. Anonçimi i tij është i pashembullt. Prandaj them që kjo është diçka që shkon përtej një konflikti banal të Llallës me të tjerë, me ambasadorin amerikan.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hila-llalla-jashte-kornizave-u-urdherua-politikisht-te-kundershtonte-lu-ne/