Deputeti i PD Roland Keta në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se sipas specialistëve 3 minatorët kinezë kanë humbur jetën pasi shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm. Ai shprehet se është tepër e vështirë që forcat e shpëtimit të deportojnë deri në nivelin 21. Sipas tij shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një faktori të jashtëm duke qenë se gazi metan nuk shpërthen pa shkak. Ai evidenton se kërkimet janë ndërprerë dhe do të rinisin sërish kur zona të pastrohet nga gazi.