LAC-Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo shprehje mund t?u përshtatet më së miri dy të rinjve nga Puka të cilët udhëtonin me makinë, poshtë të cilës ishte vendosur një sasi tritoli.
Por fatmirësisht tritoli nuk ka shpërthyer pasi nuk ka funksionuar detonatori.
Mesditën e sotme 2 të rinjtë që udhëtonin nga Tirana drejt Pukës kanë konstatuar vendosjen e sasisë së Tritolit në afërsi të Gjormës në Kurbin, teksa u kthyen në makinë pasi kishin konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës.
Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur automjetit Tip Benz me me targa AA 339 IZ.
Të rinjtë nuk e kanë vijuar më tej udhëtimin por kanë ndaluar dhe kanë njoftuar forcat e policisë.
Forcat xheniere pas disa minutash kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.
Shqiptarja.com mëson se dy djemtë që udhëtonin me Benz-in janë nga qyteti i Pukës ndërsa lënda plasëse dyshohet se është vendosur prej disa ditësh, por nuk ka plasur pasi nuk ka funksionuar detonatori.