Mirënjohje për Dritëro Agollin

2017-04-01 3

Prej vitesh, ky ishte oazi ku Dritëro Agolli priste e përcillte politikanë, shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë, miq e bashkëqytetarë të tij.

Sot dera e apartamentit ku jetoi shkrimtari, në atë që njihet si ?pallati me kuba?, është hapur për lamtumirën e fundit.

Edhe pse homazhet zhvillohen të dielën në Pallatin e Kongreseve, artistët, muzikantë e ish - studentë të Dritëroit mirënjohjen e fundit ia shprehën pikërisht në shtëpinë ku ai, portretit që kurrë nuk i mungonte cigarja i gostiste me një gotë raki.

Dritëro Agolli kishte shumë komshinj - miq. Njëri prej tyre ishte edhe kompozitori Feim Ibrahimi. E bija, violinistja Etrita Ibrahimi, vazhdon të thërrasë xhaxhi Dritëroi.

Ish - studentë e banorë të fshatit të vogël, Menkulasit në Devoll, vendlindja e shkrimtarit, që në mëngjes ishin aty për t'i bërë nderimet e fundit.

Ngushëllime i shprehu edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shkruan se shoqëria humbi mendimtarin e kthjellët që la gjurmë si protagonist i lëvizjeve emancipuese, përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli si në art, ashtu edhe në politikën shqiptare të epokës së pluralizmit.

Homazhet për një nga shkrimtarët më të lexuar dhe shumëdimensional në gjinitë e letërsisë që lëvroi, do të zhvillohen nesër nga ora 10:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kongreseve.

Tv Klan

Free Traffic Exchange