Rreziku nga produktet kozmetike

2017-04-01 3

Produktet kozmetike që hyjnë në Shqipëri dhe aplikohen nga klinikat, qendrat estetike apo në kushte shtëpiake nuk kontrollohen nga askush. Dermatologët thonë se mos kontrolli ka çuar edhe në dëme shëndetësore për shumë persona.

Për të parandaluar çdo incident apo dëm shëndetësor të shkaktuar nga aplikimi i këtyre produkteve të pa çertifikuara, është hartuar dhe pritet të kalojë në qeveri, projektligji për produktet kozmetike.

Çdo produkt që do të hyjë në vendin tonë do të kalojë nën kontrrol për të plotësuar kriteret.

Do të jenë struktura të posaçme në varësi të Inspektoratit Sanitar Shtetëror, ato që do të monitojnë të gjitha klinikat dhe produktet kozmetike që duhet të aplikohen në vendin tonë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange