http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testi i forcës ka nisur mes Donald Trump dhe drejtësisë amerikane, një gjykatës federal i Seattle bllokoi përkohësisht dje dekretin anti-imigracion të presidentit amerikan që shënjestron shtatë shtete me shumicë myslimane, ndërsa Shtëpia e Bardhë premtoi gjithashtu kundërpërgjigje.Urdhri i përkohshëm i gjykatësit James Robart është i vlefshëm në të gjithë territorin amerikan.Reagimi i Shtëpisë e Bardhë nuk ka vonuar.Ministri i Drejtësisë do të paraqesë një urdhër për të zbatuar dekretin dhe anuluar vendimin e gjykatësit Robart.Shtëpia e Bardhë fillimisht e cilësoi këtë vendim të drejtësisë si ?skandaloz? përpara se të niste një version të ri të deklaratës së saj disa minuta më vonë, duke hequr këtë përkufizim.Gjykatësit federalë të disa shteteve të tjera kanë marrë vendim kundër ndalimit që kur u dekretua të premten e kaluar, kryesisht në Kaliforni dhe në shtetin e Nju Jorkut, por vendimi i gjykatësit Robart zë një fushëveprim edhe më të gjerë.?Kushtetua doli fituese sot?, deklaroi Ferguson, një demokrat, pas shpalljes së vendimit.?Askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti?, shtoi ai, duke nënvizuar se gjykatësi Robart ishte emëruar nga ish-presidenti republikan George W. Bush.