Gjyqtaret per heqjen e vizave - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata kombetare e gjyqtareve ka reaguar ndaj procedures per anullimin e vizave amerikane per 23 prokurore e gjyqtare. Ne nje deklarate te shperndare per mediat kjo shoqate apelon se anullimi i vizave eshte nje ceshtje individuale dhe nuk duhet te sherbeje si etalon per te gjithe sistemin e drejtesise. Gjyqtaret vene ne dukje se nuk komentojne vendimin e nje shteti mik. Megjithatë, nuk mund të rrimë në heshtje dhe të vazhdojmë të mbajmë mbi supe sulmet e padrejta dhe akuzat e fryra që aktorë publikë dhe segmente të caktuara janë duke i bërë organeve të drejtësisë prej disa kohësh, duke i konsideruar funksionarët e sistemit të drejtësië si zyrtarë që nuk e duan reformën në drejtësisë. Ju bëjmë me dije se ne kemi dhënë një kontributë të madhë në përgatitjen e kuadrit ligjor të reformës në drejtësi.Gjyqtaret kane vene ne dukje presionin qe sipas tyre po rritet cdo dite ndaj sistemit te drejtesise.Kemi frikë se retorika që po përdoret ndaj sistemit dhe sidomos ajo e lidhur me ngjarjen e fundit ka gjasa që si shumë herë të tjera të amplifikohet dhe të shërbejë si mjet presioni ndaj organeve të reja kushtetuese, duke mos i lejuar që të kryejnë misionin për të cilin janë krijuar, konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.Pak jave me pare shoqata kombetare e gjyqtareve ankimoi ne gjykaten kushtetuese nje prej ligjeve te reformes ne drejtesi, statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve.