Report TV - Arrestimi i drejtuesve të Policisë,PD: Dëshmia e kriminalizimit të shtetit

2017-04-01 0

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se ndalimi i drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës dhe Tepelenës është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Alibeaj ka deklaruar se prej tre vjetësh PD ka denoncuar të gjitha rastet e lidhjes së krimin, drogën me shtetit, dhe ndalimi i dy drejtuesve knofirmon të gjitha denoncimet e PD.

Gjithashtu kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD është shprehur se nuk është aspak rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë pasi sipas tij, këto qytete janë zemra e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

"Nuk është rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë, pikërisht në zemrën e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës, pikërisht në zonën ku gjenden më besnikët e Saimir Tahirit. Dhe të dhënat që dolën sot në media, flasin për lidhje të këtyre zyrtareve me grupe të strukturuara kriminale, të cilët i ndihmonin duke dekonspiruar aksionet e policisë", shprehet Alibeaj.

Free Traffic Exchange