Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT
Me 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Tahirit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për ti dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme. Është kjo thirrja që kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD Enekelejd Alibea bëri sot nga selia blu duke shtuar se ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit.
Enkeled Alibeaj: Ndalimi së fundmi i këtyre dy drejtuesve, konfirmon të vërtetat e denoncuara nga Partia Demokratike prej 3 vitesh, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haracin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 përqind për një rrënjë.
Ndërkohë për sekretaren për marrëdhënien me publikun Grida Duma padrejtësia që i bëhet qytetarëve nga qeveria Rama është një arsye më shumë për tu mbledhur më 18 shkurt në protestën e madhe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-me-18-shkurt-kunder-shefave-te-tahirit-e-rames-punojne-me-krimin/