Prej ditësh përflitej një situatë jo e qetë për organizimin e ndeshjes së parë të Partizanit në "Selman Stërmasi". Për këtë arsye policia ditën e premte kishte njoftuar për mosmarrjen përsipër të zhvillimit të ndeshjes Partizani-Vllaznia e parashikuar për ditën e dielë në orën 17.00, sepse kishte sinjalizime për ngjarje dhe klubet si Tirana dhe Partizani nuk po bashkëpunonin.