http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per avokatin Spartak Ngjela, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ose duhet te japë dorëheqjen, ose duhet te arrestohet, pasi ka shkelur ligjin themeltar te shtetit. Sipas Ngjeles është e paimagjinueshme qe kreu i organit te akuzës, te shkele Kushtetutën siç ndodhi me propozimet e Prokurorisë për Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi.?Është me mire te japë dorëheqjen se sa te arrestohet.- Ju mendoni se duhet te arrestohet?Kështu si po shkojnë punët kam përshtypjen se po, sepse ka shkelur Kushtetutën dhe ka shkelur Kushtetutën ne nje pike te nxehte tek reforma ne drejtësi, e cila ka marre karakter ndërkombëtar. Janë edhe evropianet edhe amerikanet qe ndihmojnë qe Shqipëria te hyje ne BE. Dhe ai shkeli Kushtetutën, ja, merreni shikojeni. Ka çuar 3 emra, i thotë ?mangi questa ministra?, ha këtë supe, ç?është ky? S?mund te shkele Kushtetutën Prokurori i Përgjithshëm. Një amerikan nuk mund ta konceptoje dot po Shqipëria është akoma nje vend oriental i ndërtuar nga Saliu. Prandaj mendoj qe me mire do ishte per te nje dorëheqje se ajo tregon qe ka qene gjaknxehte ose është detyruar nga segmente politike qe e kane emëruar.? Ngjela ironizon edhe sulmet e Prokurorit te Përgjithshëm per ndikimin e Sorosit.?Këto janë budallallëqe, ambasadori amerikan drejtohet nga politikane amerikane, por kane frike te dalin kundër Amerikës dhe krijojnë artifica. Janë naivitete te politikes shqiptare, e cila rezulton te jete infantile dhe e paartikuluar politikisht.?Sipas avokat Spartak Ngjeles, aleanca me Shtetet e Bashkuara te Amerikës është strategjike per shqiptaret dhe askush nuk mund te dale kundër kësaj, duke i cilësuar te papërgjegjshme deklaratat e Prokurorit te Përgjithshëm, kundër ambasadorit amerikan ne Tiranë.