Andrea Guido Guidi, piloti 69 - vjeçar që u rrëzua me avionin e tij në një pistë të improvizuar në Ishëm ka thyer heshtjen, duke rrëfyer për atë që ndodhi në një intervistë për "Corriere della Sera". Në intervistën e tij, piloti thotë se udhëtimi i tij kishte si qëllim vetëm të provonte pistën.
?Doni të dini për Ishmin? Kisha fluturar më herët në Shqipëri. Në Vlorë. Njoha aty njerëz, 2 shqiptarë më saktë. Muratorë, por që kishin për qëllim të bënin para sa më thjesht. Më kërkuan të kaloja bregun dhe t'i hidhja një sy pistave për t'u ulur, ku mund të ngarkohej drogë dhe menjëherë të kthehesha në Itali. Gabova. Jam penduar?.
Guidi mohon që në Ishëm të jetë ulur për t'u ngarkuar me 200 kilogramë kanabis.
?Misioni në Ishëm parashikonte kontrrollin për të parë të një piste, ku duhet të ngarkohej kanabis. Nëse puna ime do t'ju pëlqente atyre që ma kishin ngarkuar do të fitoja 5 mijë euro. Droga nuk u gjet kurrë. Policia kërkoi për dy ditë. Duhet vetëm të provoja një pistë. E përsëris. Kishte baltë dhe nuk munda dot të ngrihem pasi rrëshqita?.
Piloti italian rrëfen për herë të parë se për më shumë se 4 muaj qëndroi në kavaleshencën e policisë në Durrës, në shoqërinë e një zyrtari të Interpolit.
?Me narkotrafikantët nuk kam lidhje. Po talleni? Nuk kishte lidhja droga u dhashë versionin tim hetuesve. Më kanë mbajtur në një rezidencë në Durrës. Kam qëndruar në shoqërinë një personi të Interpol. Në Shqipëri kam jetuar mirë, pasi aty paga minimale është 200 euro, ndërsa pensioni im 700 euro. Unë paguaja shpesh darkat.
Guidi sqaron se blloku me emra i gjetur në avionin e tij ishte një listë me italianë të famshëm që kishin udhëtuar me të dhe jo të trafikantëve të drogës. 69 ? vjeçari thotë se është ende në gatishmëri të hetimeve pasi ka paguar një garanci 10 mijë euro për t'u liruar.
Tv Klan