Report TV - Beqaj:Shkodra,një nga pesë spitalet ku ofrojmë shërbimin e Kimioterapisë

2017-04-01 0

Spitali Rajonal i Shkodrës ofron tashmë edhe shërbimin e Kimioterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.

Falë investimit të realizuar në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si ?Day Hospital? dhe garantimit të përgatitjes së mjekimit me barna pranë Kapave (aparaturave të specializuara), dhe jo më manualisht siç kryej disa vite më parë, prej një muaji, afro 10 pacientë e marrin këtë shërbim jetik për jetën e tyre, pranë vendbanimit të tyre duke shmangur në këtë mënyrë rradhët e gjata të pritjes dhe ecejaket drejt Tiranës.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në spitalin Rajonal të Shkodrës ku pa nga afër mjediset ku po ofrohet ky shërbim. Ministri Beqaj u shpreh se spitali Rajonal i Shkodrës, është një prej pesë spitaleve Rajonale, përveç QSUT-së, ku ofrohet tashmë ky shërbim mjekësor.