Komisioni hetimor parlamentar për çështjen ?CEZ? ka nisur zyrtarisht procedurat për të marrë dëshminë e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili do të pyetet për prapaskenat e privatizimit të OSHE, personat e përfshirë, raportet me sekserin Nuel Kalajn, për favorizimet, kontratat dhe për çdo shkelje në dëm të shtetit shqiptar.
Lajmi është konfirmuar për Shqiptarja.com nga kryetari i komisioni hetimor, Taulant Balla, i cili ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e komisionit për t?i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.
Dëshmia e Josef Hejsek konsiderohet e një rëndësie të veçantë dhe përcaktuese për pozitat e Shkëlzen dhe Sali Berishës. Komisioni hetimor ka administruar një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt.