Report TV - Bllokimi i vizave, ja pasuria që penalizoi kupolën e drejtësisë

2017-04-01 0

Kupola e drejtësisë shqiptare është përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane.

Rastësi apo jo, fjala e fundit u mbetet institucioneve të Vetingut, por gjyqtarët dhe prokurorët, të cilëve u janë pezulluar vizat nga Ambasada Amerikane, rezultojnë ndër njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë.

Ata deklarojnë karburante, lokale, kredi të pajustifikuara, prona, apartamente që ua kanë bërë dhuratë, vila dhe transaksione, të pajustifikuara me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Një nga praktikat më të zakonshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të kamufluar pasuritë e tyre, janë kreditë mbi 100 mijë euro si dhe dhuratat.

Megjithatë, nisur nga sqarimet e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, pasuria e dyshimtë duke se ka qenë element përcaktues për revokimin e vizave për 23 gjyqtarë dhe prokurorë.

Free Traffic Exchange