Report TV - Investigimi,anëtarët e Gjykatës Lartë në KED pa magjistraturë

2017-04-01 0

12 anëtarë të Gjykatës së Lartë që morën pjesë në shortin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk plotësojnë një nga kriteret themelore të ligjit: pasjen e shkollës së magjistraturës.

?Shqiptarja.com? mëson se dy gjyqtarët që u përzgjodhën nga shorti, Mirela Fana si anëtare dhe Artan Zeneli si zëvendësues, nuk kanë shkollë magjistrature (pra nuk janë magjistratë), duke mos plotësuar kështu pikën 1/d të nenit 221 të ligjit ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.

Këtë nen ka përdorur si arsyetim kryeprokurori Adriatik Llalla për të kandiduar vetëm 3 prokurorë për KED, çka solli edhe debatin e ashpër me akuza e kundërakuza me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Free Traffic Exchange