Ora News - Projekti 1 miliard euro, Nikolla: Prek 150 shkolla, 53 ndërtohen të reja

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Infrastruktura arsimore pritet të ngrihet në një tjetër nivel me projektin 1 miliard dollarë të e lancuar nga qeveria.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ftuar në Ora News, tha se ky projekt mundëson ngritjen e 150 shkollave, 53 prej të cilave do ndërtohen nga e para.
Ajo tha se ky projekt pritet të ketë impakt edhe në reduktimin e mësimit me dy turne.
Lindita Nikolla:Është një program i lançuar nga Kryeministri, madje lobuar që ky të jetë një program që starton në një kohë sa më optimale në mënyrë që impakti i madh pozitiv që vjen në cilësinë e shërbimeve në shumë fusha, jo vetëm arsim por dhe në transport, shëndetësi, turizëm, bujqësi, të jetë sa më i shpejtë. Sektor i rëndësishëm që kërkon për interesimin e cilësisë së shërbimit është dhe arsimi.
Kjo cilësi e re e arsimit kërkon një infastrukturë moderne. Është një projekt që mundëson ngritjen e 150 shkollave, ku përfshihen edhe 6 shkollat e ekselencës për arsimin profesional nga të cilat 53 janë shkolla të reja që ndërtohen nga e para dhe rreth 97 rikonstruksione. Janë shkolla që do të impaktojnë mbi 43 mijë nxënës. Shkolla që kanë shtrirje në 12 qarqet e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-1-miliard-dollare-nikolla-prek-150-shkolla-53-ndertohen-te-reja/

Free Traffic Exchange