Mjetet e transportit të mallrave për lëvizje të brendshme, nga një tatimpagues tek një tjetër, apo të blera me leasing, nuk do qarkullojnë më pa u regjistruar në administratën tatimore.
Përmes një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore njofton të gjithë bizneset se dokumenti që përdoret për regjistrim, është vërtetimi i lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku tatimpaguesi është i regjistruar. Tatimpaguesi pajiset me vërtetim për çdo mjet që ai ka në pronësi, sipas pasqyrave financiare deklaruar prej tij.
Për mjetet, qëllimi i lëvizjes së të cilëve është, shitja derë më derë, transporti i njerëzve a i mallrave, mjetet e transportit të mallrave të personave që kryejnë aktivitetin në transport, apo mjetet e transportit të udhëtarëve, dokument vërtetues i përkatësisë së mjetit është NIPT-i i lëshuar për çdo mjet.