Ora News – Jeta dhe krijimtaria e Dritëro Agollit, korifeut të letërsisë shqipe

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I cilësuar si korifeu i letërsisë shqiptare, Dritëro Agolli do të mbahet mend gjatë për krijimitarinë e pasur letrare. Ai fitoi dashurinë e lexuesve shqiptarë përmes një sërë veprash ndër to spikasin: ?Rënia dhe Shkëlqimi i shokut Zylo? ?Komisari Memo?, ndërsa poezia më e njohur e tij është ?Kur të jesh mërzitur shumë?. Për kontributin e dhënë në letërsinë shqipe Agolli është vlerësuar me çmime dhe tituj të lartë.
Agolli, shkrimtari i papërsëritshëm shqiptar do të mbahet mend për krijimitarinë e tij të pasur letrare në gjini e lloje të ndryshme si poezi, tregime, novela, romane, drama por edhe skenarë filmash.
Është kjo krijimtari që e bën Agollin të përjetshëm për të gjithë dashamitrësit e letërsisë.
Dritëro Agolli ka fituar dashurinë e lexuesve shqiptarë përmes një sërë veprash ndër to spikasin: Rënia dhe Shkëlqimi i shokut Zylo, Komisari Memo, Njeriu me Top, Mosha e Bardhë, Arka e Djallit dhe shumë vepra të tjera.
Korifeu i letersise shqipe do të mbahet mend edhe për mjeshtërinë në poezi.
Thjeshtësia e komunikimit por edhe mesazhet universale janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Më e njohura ndër to është ?Kur të jesh mërzitur shumë?, teksti i se ciles është kthyer edhe në këngë.
Ndersa veprën e pare vëllimi me vjersha ?Në rrugë dolla?e botoi në vitin 1958.
Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/jeta-dhe-krijimtaria-e-dritero-agollit-korifeut-te-letersise-shqipe/

Free Traffic Exchange