Ora News – Tirana do të furnizohet me ujë edhe nëpërmjet një tuneli

2017-04-01 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana do të furnizohet me ujë me kapacitet më të lartë, falë ndërtimit të një tuneli 2 km të gjatë nga Mali i Dajtit, i lidhur me burimin e Shën Mërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve në këtë tunel, tha se investimi do të rrisë edhe kapacitetin e prodhimit të energjisë në Hidrocentralin e Lanabregasit dhe do të sjellë më shumë punësim për banorët e zonës.
Furnizimi me ujë të pijshëm për kryeqytetin brenda disa javësh do bëhet me kapacitet më të lartë nga burimi i Shën Mërisë, ndërsa pritet të mbulohet edhe një sipërfaqe më e madhe.
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, ka nisur ndërtimin e një tuneli në Malin e Dajtit që do të shërbejë si linjë e re uji.
Punimet për tunelin i inspektoi kryetari Erion Veliaj.
Veliaj: ?Kjo ka disa të mira. I kursen kompanisë tonë 2 milionë dollarë në vit, të cilët shkonin si pagesa për energjinë elektrike që pomponin ujin nga lugina në mal, për të zbritur prapë pastaj në luginë, aty ku është Tirana. Duke çarë malin, me 2 km tunel, sigurohemi që kemi një linjë të re transmetimi dhe s?kemi humbje. Jo vetëm kaq, por gjithë furnizimi bëhet me rënie të lirë dhe jo me koston e papërballueshme të pompave elektrike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-do-te-furnizohet-me-uje-edhe-nepermjet-nje-tuneli/

Free Traffic Exchange