Ora News – Meta: Shqipëria ka nevojë për qetësi, jo për sherr e konflikt

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit për integrimin e vendit. Në këtë kontekst, Meta tha se në këtë proçes Lëvizja Socialiste për Integrim është lokomotiva kryesore për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Deklaratat e kreut të LSI-së u bënë gjatë takimit me strukturat e Farkës, Baldushkut, Petrelës, Bërzhitës dhe Krrabës ku u zgjodhën edhe delegatët e rinj.
Lokomotivë integruese për integrimin e vendit e ka quajtur LSI-në kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta.
Në takimin që pati me strukturat e njësive administrative të Farkës, Baldushkut, Petrelës, Bërzhitës dhe Krrabës, Meta tha se forca që ai drejton ka nxitur realizimin e reformave në vend.
Kreu i LSI-së shprehu sërish domosdoshmërinë e vendit për të pasur më shumë qetësi e jo sherre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-shqiperia-ka-nevoje-per-qetesi-jo-per-sherr-e-konflikt/