Report TV - Rikonstruktohet Teatri i Operas dhe Baletit, për 3 vite në Kinostudio

2017-04-01 2

TIRANE-Teatri i Operës dhe Baletit do të zhvendoset për tre vitet e ardhshme në Kinostudio prej datës 20 shkurt .

Kjo masë ka ardhur pasi në godinën aktuale po kryhet një rikonstruksion total që mungon prej vitesh.

Produksionet artistike do të jepen në të gjitha institucionet kulturore të Tiranës, si Pallati i Kongreseve, Univeristeti i Arteve, Katedralja e Shën Palit dhe një pjesë e tyre do të vijojnë të jepen nëpër rrethet e Shqipërisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila paraqiti projektin e restaurimit të Operës, ku gjithçka duke filluar nga garderoba dhe mjediset e skena do të jenë rinovuara.

Ndërsa salla e Operës pas rikonstruksionit nuk do të zgjerohet madje do të ketë 20 vende më pak nga 900 aktualet.