Hamami i Krujës është ndërtuar nga turqit në shekullin e XXV. Ai shërbente për ushtarët dhe komandantët turq që pushtuan Krujën pas vdekjes së Skenderbeut.
Edhe pse janë shpenzuar një shumë parash për rikonstruksionin e tij ai vazhdon të jetë i mbyllur për publiku.
Më datën 10 qershor 2015 ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, inaguroi hamamin e restauruar dhe deklaroi që hamami do qëndronte i hapur dhe funksional për këdo që deshiron ta vizitojë.
Për ta hapur derën e hamamit Drejtoria Rajonale e Trashigemisë ka vendosur një roje që hap derën vetëm nëse e merrni në telefon, pasi ai asnjëherë nuk gjendet aty.
Të gjithë turistët e huaj që duan të vizitojnë hamamin mos ndoshta duhet të blejnë numër telefoni për të marrë rojen, në mënyrë që të hapet dera dhe pastaj të vizitohet.