Report TV - Vasili betohet para Presidentit zyrtarisht Ministër i Drejtësisë

2017-04-01 1

Petrit Vasili u betua sot para Presidentit të Republikës duke marrë zyrtarisht postin e Ministrit të Drejtësisë.

Kuvendi miratoi dje me 76 vota pro, dekretin e Presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e Ministrit të ri të Drejtësisë.

Petrit Vasili zëvendësoi në këtë post Ylli Manjanin.

Dekreti i shkarkimit të Manjani u miratua dje me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim.

Ylli Manjani u shkarkua nga Rama ditën e hënë, ndërsa akuzoi kryeministrin se vendimi ishte hakmarrje, pasi foli pa leje dhe lëshoi akuza për kanabisin dhe Balilin.

Në motivacionin zyrtar kryeministri Edi Rama renditi tre arsye në motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit.

Cilësia në bashkëqeverisje, koordinimi i punës me Kuvendin dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi, janë arsyet që sipas kreut të qeverisë çuan në shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Free Traffic Exchange