Report TV - Malësi e Madhe, po çonte vajzën në shkollë,përplaset për vdekje një grua

2017-04-01 6

Një 55- vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në autostradën Shkoder- Hani i Hotit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 06.30 pranë kryqëzimit të fshatit Boriç i Madh në Malësi e Madhe ku për pasojë ka mbetur e vdekur në vend Mri Zefi 55- vjece.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 55- vjecarja kishte dalë në anë të autostradës Shkoder- Hani i Hotit për të përcjellë vajzën në shkollë.

Në momentin që ka tentuar të dalë në anën tjetër të rrugës automjeti tip "Skoda" me targë AA 664 JJ me drejtues Bashkim Xhafa 40 vjec ka përplasur 55 vjecaren.

Aksidenti ka qenë fatal për Mri Zefin e cila ka ndërruar jetën menjëherë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme proceduriale.

Viktima Mri Zefi në të njëjtën vend përpara 4 vitesh kishte humbur bashkëshortin në aksident. Autostrada Shkoder- Hani I Hotit është një nga akset më problematike përsa i përket aksidenteve, ndërsa pothuajse cdo muaj shenohen aksidente me vdekje.

Mungesa e ndriçimit, mbikalimeve dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore janë ndër shkaktaret kryesor të aksidenteve në këtë aks rrugor

Free Traffic Exchange