Stop - Merr pronen ne Durres, por rezulton kolateral ne banke...! (02 shkurt 2017)

2017-04-01 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;Vëllai i shtetases Sanije Dedej ankohet në ?Stop?, se ka probleme me pronat në Durrës. Edhe pse ka një vendim të formës së prerë, hipoteka nuk i regjistron pronën, për shkak se rezulton kolateral në një bankë të nivelit të dytë në emër të shtetasit Alban Tepshi. Avokati Nikolla Kondakci shpjegon procedurën e ndjekur dhe mosveprimin nga ana e hipotekës së qytetit bregdetar.

Kronikë më e zgjeruar:

Vëllai i shtetases Sanije Dedej ankohet në emisionin ?STOP?, se ka probleme me pronat në Durrës. Edhe pse ka një vendim të formës së prerë, Hipoteka nuk i regjistron pronën, për shkak se rezulton kolateral në një bankë të nivelit të dytë në emër të shtetasit Alban Tepshi.

?I jam drejtuar emisionit ?STOP? për një problem që kam, e cila ka të bëjë me një pronë që e kam të trashëguar nga gjyshi. Që nga viti 1938 deri në vitin 1994 Komisioni i Kthimit të Pronave na e ktheu ne familjarisht. Në vitin 2007 unë pasi e pata fituar shkova në Hipotekë të regjistroj tokën time. Nuk më dhanë asnjë shpjegim duke më thënë që kjo tokë i takon një personi tjetër. U detyrova edhe një herë të hap një gjyq ndaj Hipotekës dhe ndaj këtij personi, që nuk e njihja dhe pasi arrita ta fitoj edhe një herë gjyqin, Hipoteka ma refuzoi. Pasi u analizuan të gjitha provat, gjykata u shpreh, që të ma japi mua si pronë duke më thënë që duhet të shkoj të regjistroj pronën në Hipotekën e Durrësit. Vendimi mori formën e prerë dhe nga viti 2013 e deri tani nuk kam asnjë përgjigje nga Hipoteka e Durrësit.?

Drejtori i Hipotekës Durrës shpjegon procedurën e ndjekur dhe mosveprimin nga ana e hipotekës.

?Ne kemi filluar korrespondecën me Zyrën Qendrore të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë për të sqaruar problemin e zonjës, meqënëse në këtë pronë figuronte e regjistruar një hipotekë ligjore nga ana e bankës. Duke qenë në këto kushte, Zyra ishte e pamundur të kryente një veprim. Zyra Qendrore na ka rekomanduar të regjistrojmë vendimin e Gjykatës dhe të njoftohet banka Raiffeisen, për pasurinë që ekziston një vendim gjykate, që kjo pasuri ka kaluar në favor të zonjës Sanije Dedej.?

Free Traffic Exchange