Stop - Skandali i noteres se Rreshenit, i falsifikon firmen klientit ne kontrate! (02 shkurt 2017)

2017-04-01 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;Gjovalin Gjeta ankohet në ?Stop?, se noterja Vitore Biba i ka falsifikuar firmën në një kontratë huadhënieje. Ai tregon, se me anë të një kontrate të rregullt i ka dhënë shtetasit Nikolin Ndoja 20 milionë lekë të vjetra borxh.Por sipas Gjetës, noterja Biba i ka bërë dhe 2 kontrata të tjera, pa dijeninë e firmën e tij.Pasi ngriti zërin, bashkëshorti i noteres, i ofroi favore, për të mos e bërë cështjen të madhe.?Stop? i drejtohet ekspertit grafist Valter Haxhiraj dhe rezulton, se firma në një prej kontratave nuk është e njejtë me 3 modelet e tjera...?!

Emisioni ?STOP?, që transmetohet në Televizioni Klan solli këtë të enjte mënyrën sesi është falsifikuar firma e Gjovalin Gjetës, një qytetar nga qyteti i Rrëshenit nga noterja Vitore Biba. Ajo i ka falsifikuar firmën në një kontratë huadhënieje. Ai tregon, se me anë të një kontrate të rregullt i ka dhënë shtetasit Nikolin Ndoja 20 milionë lekë të vjetra borxh. Por sipas Gjetës, noterja Biba i ka bërë dhe 2 kontrata të tjera, pa dijeninë e firmën e tij.

?I jam drejtuar emisionit ?STOP? për një problem që kam. Në vitin 2006 unë i kam dhënë zotit Nikoll Ndoja 2 milion lekë të reja, në prani të noteres Vitore Biba për një afat kohor 1 ? vjeçar. Në vitin 2008 kam bërë një kontratë tjetër, po me zotin Nikoll Ndoja dhe notere Vitore Biban. Në vitin 2011 kam bërë kontratën e fundit me Nikollin dhe me Vitoren. Pra në vitin 2011 ishte, që të më kthente në mënyrë të menjëhershme ato 2 milion lekë, që në të vërtetë nuk m?i ktheu. Gjatë vitit 2007 dhe 2008 unë gjej dy akte noteriale të falsifikuara. Kërkoj nga ana juaj zbardhjen e kësaj çështje. Ka pasur një ndërmjetësim nga ana e bashkëshortit të Vitore Bibës, duke më ofruar një apartament, që unë të mos shkoja për të bërë kallëzim penal apo veprime të tjera.?

Gazetarja e ?STOP? bashkë me Gjovalin Gjetën shkojnë të takojnë noteren Vitore Biba, për të marrë sqarimin se kush është personi që ka firmosur në vend të zotit Gjeta. Noterja Biba nguron t?i përgjigjet kësaj pyetje duke u justifikuar se nuk është mirë nga shëndeti.

Gazetarja ? Ne kemi një ankesë nga Gjovalin Gjeta, i cili ka bërë një kontratë me Nikolin Ndoin dhe ju keni qenë noterja, që keni firmosur këtë kontratë huaje. Doja të dija, sa kontrata keni firmosur gjithsej për këtë zotëri?
Noterja ? Ta marr veten njëherë, se jam e sëmurë.
Ankuesi ? Më duhet një sqarim nga ti.
Noterja ? Po do ta jap sqarimin, por të bëhem më mirë.
Ankuesi ? Kush ka firmosur në emrin tim?
Noterja ? Të lutem Gjovalin, a ka mundësi? Unë po them jam e sëmurë.
Gazetarja ? Gjersa humbëm kohë pesë minuta, duke debatuar, i ka sjellë, s?i ka sjellë?
Noterja ? Jo, s?po?nuk po?nuk po debatoj fare.
Gazetarja ? Shumë shkurt. Po!
Noterja ? Më ka rënë diabeti, unë jam e sëmurë.
Gazetarja ? Shkurt muhabeti, sa kontrata huamarrje ke firmosur?
Noterja ? Tani s?kam si të jap, unë jam e sëmurë o zemër, ...