http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik për Integrim i është rikthyer konsultimeve partiake lidhur me pozicionin qe do te mbaje per formimin e qeverise se re. Te mërkurën pas takimit me presidentit, kreu Ali Ahmeti deklaroi se te gjitha opsionet jane ne tavoline. Ndërsa dy partitë e tjera shqiptare, Lëvizja Besa dhe Aleanca per Shqiptaret duken me te prirura per te dhënë mbështetje per Zoran Zaev. Zyrtare te këtyre grupimeve politike jane shprehur per mediat ne Maqedoni se jane te gatshëm te japin votat e tyre, edhe pse gjuha shqipe mbetet kusht i patjetërsueshëm. Vetëm PDSH-ja po mban nje rol te tërhequr, edhe nuk është prononcuar ne lidhje me koalicionet. Vete LSDM-ja deklaron se nuk ka nisur ende nje iniciative per te mbledhur 61 firma deputetesh per qeverinë. Por zyrtare te partisë se Zaevit deklarojnë se po punojnë per gjetjen e nje zgjidhje dhe se jane te bindur se qeverinë do ta formoje LSDM-ja. Megjithatë, sipas tyre, me kushtet e vendosura presidenti shkeli Kushtetutën. Ne fakt kriteret e Ivanovit nuk përjashtojnë nje mundësi te dyte per Gruevskin, i cili nuk arriti ta formoje qeverinë ne afatin e pare.