“Balili provokon krizë politike” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat greke rikthehen te shkruajnë per te etiketuarin ?Esbokari i Ballkanit?, Klement Balili. E përditshmja ?Kathimerini? ne nje analize te saj thekson se dosja Balili ka prokovuar edhe nje krize politike ne Shqipëri, duke përmendur zhvillimet e fundit si shkarkimin e ministrit te drejtësisë Ylli Manjani, si edhe kërkesën e presidentit per te mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ne shkrim, gazetari Janis Suliotis i bën jehonë operacionit ?Ngjitje? të policisë greke në ishullin Zakinthos, ku u arrestuan shumë shtetas shqiptarë dhe grekë që ishin pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Balili. Policia greke e zbuloi Balilin fillimisht me emrin e koduar ?Kelly?, ndërsa theksonte lidhjet e tij të forta politike në Tiranë. Bashkëdrejtuesi tjetër i grupit kriminal ishte një tjetër shtetas shqiptar që jetonte në Belgjikë, por që u arrestua. Ne fund te artikullit, ?Kathimerini? thekson se autoritetet shqiptare përballe presionit ne rritje te shteteve te bashkuara kane vendosur se fundmi nje shpërblim prej 50 milionë lekësh per informacione për Balilin.