“Ngjan si…” në galerinë Zeta - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 artistë në galerinë Zeta, na përplasin në një botë ngjashmërish e dallimesh. Mjafton një pikturë, për të ndarë të njëjtin mendim me kuratorin Edison Çeraj. Një pikturë që ngjan si e vërtetë, e pastaj si iluzion. Një tablo tjetër që njeriu ngjan si djalë, por duket si vajzë. Mund të jetë një intelektual, por edhe kriminel. Ekspozita, e ka kryer misionin e vet. Mund t?i interpretojmë veprat duke nisur me fjalët ?Ngjan si??. Teksa përpiqet të shpjegojë titullin e kësaj ekspozite, Çeraj na rrëfen se ?Ngjan si?? ishte shprehja më e bukur për ta lënë këtë lojë artistike të hapur për artistë të tjerë, por edhe për interpretimet e publikut. Profesori i pikturës ka bërë bashkë artistë të rinj, më të mirët që ka njohur në studiot e akademisë me emra tanimë të konfirmuar të artit vizual si fituesi i edicionit 21 të Onufrit, Eros Dibra, apo edhe Ilir Kason e Matilda Odobashi. Por, mesazhi i tij është një. Edhe pse gjithnjë kemi nevojë për tjetrin, për vazhdimësinë, ajo që duhet të na ?ngjajë si?? duhet të jetë hapësira dhe koha, në mënyrë që të mos i diktohemi apo të dhunojmë tjetrin, hapësirën apo subjektin.

Free Traffic Exchange