Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takimin e mbajtur në selinë e AAK-së në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpreson që rasti i ndalimit të Haradinajt të përfundojë me lirimin e tij, ndërsa theksoi si prioritet nisjen e përpjekjeve për të fshirë listat me urdhër-arreste që janë lëshuar nga Serbia për ish-pjestarët e UÇK-së. Kreu i ekzekutivit shqiptar, deklaroi gjithashtu se diçka e tillë do të kërkojë bashkëpunim mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Nga ana tjetër, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, e falenderoi Kryeminsitrin për mbështetjen në rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e AAK-së në Kosovë ku ka diskutuar pikërisht për rastin e ndalimit në Francë të liderit të kësaj force politike, Ramush Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit shqiptar u takua me zv/ Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, si dhe me zyrtarë të tjerë përfshirë deputetin Daut Haradinaj.
Në fjalën e mbajtur Rama tha se shpreson që rasti Haradinaj të përfundojë me lirimin e tij, ndërsa theksoi si prioritet fshirjen e listave me urdhërarrestet që janë lëshuar për ish-antarët UÇK.
Rama: Natyrisht tema e bisedës është ajo çka unë mendoj mbetët në rendin e ditës për të gjithë ne, domosdoshmëria për një fund ashtu siç kërkon e drejta dhe siç e meriton Kosova, të një procesi tërësisht të tepërt për Ramush Haradinaj. Por jo vetëm kaq. Por kemi diskutuar me gjerë dhe për situatën në tërësi dhe për sfidat e përbashkëta. Ajo që unë dua të nënvizojë dhe që e kemi ndarë me miqtë tanë është se për ne procesi i Ramushit me përfundimin e tij, që unë me gjithë zëmër uroj dhe besoj do të jetë përfundimi që duam të gjithë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/rama-prioritet-fshirja-e-listave-te-udher-arresteve-te-serbise/