Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Ju bëj thirrje kompanive importuese dhe prodhuese që të zbrazin magazinat nëse ato kanë produkte që rrezikojnë konsumatorët, përpara se të fillojë tërmeti jonë për sigurinë ushqimore?. Kështu u shpreh Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari gjatë ceremonisë së shpërndarjes së Kartës së Inspektorit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Hajdari: I bëj thirrje gjithë biznesit shqiptar dhe të huaj që operon në Shqipëri, i cili prodhon ose importon mallra ushqimor në Shqipëri, të boshatisin magazinat me ushqime të papërshtatshme janë në elementet e fundit përpara se të fillojë tërmeti ligjor. Kjo nuk është shakaja e radhës, kjo është një hap që do të bëhet në transparencën më të madhe përpara publikut shqiptar dhe autoriteteve ndërkombëtar që do të ndjekin procesin. Të nderuar inspektorë, nga sot jeni njerëz që njihni vetëm ligjin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/siguria-se-shpejti-nis-termeti-per-kompanite-ushqimore/