Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga deputeti Sadri Abazi dhe Kryetari i ALUIZN-it Artan Lame zhvilluan një takim me të rinj në zonën e Kamzës.
Saimir Tahiri, njëkohësisht ministër i Brendshëm, tha se Kamza është një qytet që ka mbetur peng i politikës. Duke u ndalur tek reformat e kryera këtë mandat qeverisës, Tahiri nënvizoi se zgjidhja është tek ndërtimi i një shteti funksional.
Ai kërkoi veçanërisht nga të rinjtë t?i bashkohen Partisë Socialiste e të hedhin prapa krahëve mbështetjen për parti, që u kanë marrë vetëm votën dhe i kanë gënjyer.
"Çdo fushatë është bërë zakon vijnë ju trokasin te dera dhe ju premtojnë që do ju marrin në punë. Ju premtojnë që do ju zgjidhin punë. Ka parti në Shqipëri që jetojnë vetëm me këtë qëllim. Premto dhe gënje se do fusësh në punë dhe se do zgjidhësh punë. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo nuk është Shqipëria që ju duhet ju, nuk është Shqipëria që duam ne. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në këtë vend nëse nuk ndërtojmë shtetin. Asgjë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi një shtet që funksionon e që mendon realisht për qytetarët.