Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viktimat e dhunës në familje, por dhe dëshmitarë të një skene dhune mund të telefonojnë në numrat 116 dhe 117 që është linja kombëtare e Këshillimit për gratë dhe vajzat.
Standardet e kësaj linje janë miratuar nga qeveria, dhe ministri Klosi shpjegoi se përmes kësaj linje persona mund të këshillohen, të denoncojnë dhunën në familje, të kërkojnë asistencë sociale, psikologjike apo juridike, si dhe referimin e tyre tek mekanizmat e tjerë shtetërorë.
Klosi: Jo vetëm gra, por edhe burra të cilët ndjejnë që në familje kanë probleme mund të marrin dhe të këshillohen në numrin diskret 116-117, numri i linjës së këshillimit që ne kemi tashmë.
Iris Luarasi: Në këto 21 vite që ka linja e këshillimit për gra dhe vajza, sigurisht që është punuar me standarde.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/linje-kombetare-keshillimi-asistence-sociale-juridike-dhe-psikologjike/