Report TV - Gjirokastër, 2 milionë $ investime për rehabilitimin e qytetit të gurtë

2017-04-01 4

Gjirokastra sot, numëron dhjetëra banesa të rrënuara apo në prag rrënimi total. Bilanci është mësuar pas ?skanimit? që i është bërë zonës muzeale të qytetit të gurtë, nga specialistët e huaj dhe ata vendas përmes projekteve që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në tre vitet e fundit.

Nga një studim i kryer gjatë dy viteve të fundit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, janë identifikuar gati 26 banesa të rrënuara apo dhe në prag të shkatërrimit total.

Banesat monument kulture të kategorisë së parë dhe të dytë, janë të përqendruara kryesisht në zonën historike të qytetit, si në lagjet ?Pazari i Vjetër?, ?Mecite?, ?Varrosh?, ?Palorto? apo dhe Dunavat, e ?Manalat?.

Fillimisht specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, së bashku me DRKK në Gjirokastër, kanë kryer analizën e riskut të banesave në Gjirokastër apo ndryshe, inventari i tyre, çka kanë dalë në përfundimin e mësipërm. Në skanim, kanë qenë në total gati 600 objekte muzeale.

Sipas drejtorit të DRKK në Gjirokastër Albert Kasi, qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Kulturës, ka një projekt ambicioz për rehabilitimin e 22 banesave dhe ?pagëzimit? të tyre me emrat e shkrimtarëve.