Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy orët përpara mesditës së kësaj të enjte të 2 shkurtit, do të mbahen mend gjatë si minutat e një prej përplasjeve më të mëdha që ka ndodhur në dy dekadat e fundit midis Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Pak minuta pasi Prokuroria iu kundërpërgjigj Donald Lu, duke e akuzuar për shantazh dhe qëndrime jo diplomatike, Llalla u takua në Presidencë me Nishanin, ndërkohë që edhe Ambasadori amerikan u pa të hynte në Kryeministri dhe disa Ministri. Media raportoi edhe për një refuzim të Presidentit për tu takuar me Ambasadorin Lu, por ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Presidenca dhe as nga Ambasada amerikane
Tiranë- Ky është momenti ( në video) kur Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, la zyrën në përfundim të deklaratës së Prokurorisë, ku u sulmua për shantazh Ambasadori amerikan.
Ora News e filmoi në orën 12:30 minuta, daljen e Kryeprokurorit nga ambjentet e Prokurorisë për të shkuar ne zyrat e Kreu të Shtetit i thirrur nga Presidenti Nishani.
Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta dhe sipas burimeve temë e bisedës ka qenë situata e fundit e krijuar pas deklaratave të Ambasadorit Donald Lu, i cili akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm se ishte kundër reformës në drejtësi, gjë që mori kundërpërgjigjen e Prokurorit të Përgjithshëm që e akuzoi për shantazh ndaj Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokurori-adriatik-llalla-shkoi-ne-presidence/