Report TV - Plehrat mbulojnë disa zona të Lezhës Inspektorati mjedisor:Situatë alarmante

2017-04-01 0

Plehrat kanë mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme në disa zona të Bashkisë Lezhë, kjo situatë ka sjellë reagimin e Inspektoratit Mjedisor.

Kreu i këtij institucioni Ferdinand Ndoj i ka kërkuar bashkisë Lezhë që të ndërhyjë në mënyre urgjente, pasi në të kundërt do të përballet me masa ndëshkimore ashtu siç e parashikon ligji.

Sipas tij Inspektorati Mjedisor ka dërguar disa shkresa njësive vendore, por situata vijon të jetë e njëjtë.

Bashkia e Lezhës pranon se ka pasur probleme në lidhje me këtë shërbim, por kjo ka ardhur për shkak të përfundimit të kontratave me firmat e pastrimit.

Deri në lidhjen e kontratave të reja situate e pastërtisë në qytet dhe në të gjithë zonën që mbulon Bashkia Lezhë do të vazhdojë të jetë si kjo që sapo shikuat.

Free Traffic Exchange