http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është nje nga shume gra qe kane përjetuar dhunën ne familje. Anita, nene e dy fëmijëve, per 15 vjet me radhe ka duruar dhunën sistematike te bashkëshortit. Nuk është nje grua shtëpiake dhe as e varur financiarisht. Por ekonomia e mire dhe profesioni i saj, ekonomiste, nuk kane ndikuar për te bere nje jete pa dhune. 55-vjecarja nga Tirana rrëfen disa nga momentet e dhunës se bashkëshortit, shpesh ne prani te fëmijëve. Ka thyer heshtjen dhe mentalitetin. Anita i është drejtuar nje prej zyrave te këshillimit dhe mbrojtjes se grave te dhunuara. Pasi ka marre urdhrin e mbrojtjes ajo është divorcuar dhe po kujdeset per shëndetin e saj dhe te fëmijëve. Ne çdo dite te javës, ne 24 ore, zyra e e linjës se këshillimit pret thirrjet per denoncimet e dhunës ne familje. Linja kombëtare e këshillimit është prezantuar nga ministri i punës Blendi Klosi dhe drejtues te organizatave te angazhuara per këtë shërbim. 1 ne katër gra provojnë dhunën ne familje. Vetëm gjate 2016 kane denoncuar rreth 4200 gra, ku gjysma e tyre kane kërkuar urdhër mbrojtje nga bashkëshortet dhunues.