Përurohet këndi i tetë i lojërave

2017-04-01 0

Edhe viti 2017 do t?i kushtohet ndërtimit të shesheve sportive dhe i këndeve të lojërave për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për këndin e tetë të lojërave në njësinë 7, ndërsa pesë të tjerë janë në proces pune, duke ofruar më shumë mundësi për argëtimin e të rinjve dhe fëmijëve. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, jetëzimi i këtij sheshi me kënd sportiv (fushë futbolli) dhe lojëra krijon një mundësi më shumë rekreacioni për të gjitha moshat.

Në përurimin e këndit të lojërave në Rrugën ?Kongresi i Lushnjes?, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi qytetarët për bashkëpunimin, si dhe shtoi se ndërtimi i parqeve dhe i këndeve të tilla do të vazhdojë të shtrihet në të gjitha njësitë e kryeqytetit.

?E mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, kishte shumë dyshime, skepticizëm dhe disa njerëz thoshin me të drejtë: kjo që ka ndodhur në lagje të tjera, po a do të ndodhë edhe në lagjen tonë? Mendoj se e mbajtëm fjalën! Më vjen mirë që pas parqeve që kemi bërë në cepa të ndryshëm të Tiranës, pas atij te Parku i Liqenit, erdhi koha që edhe në Njësinë 7 të kemi një kënd lojërash. Do të vazhdojmë edhe në njësitë e tjera, derisa të sigurohemi që çdo fëmijë që rritet në Tiranë, të ketë një vend ku të luajë afër shtëpisë së tij?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi edhe donatorët për gatishmërinë dhe angazhimin social të treguar në ndërtimin e këndit të fëmijëve.