Report TV - 4 mln dollarë për mobilie zyrash, ja Ministritë që shpenzuan më shumë

2017-04-01 2

Deri në nëntor të vitit 2016, janë shpenzuar rreth 4 milionë dollarë për mobilim zyrash nga ana e Ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Report Tv ka zbardhur të dhënat zyrtare të shumave të paguara për blerje mobiliesh e pajisjesh zyrash nga ana e institucioneve, duke nisur nga Presidenca, te Ministritë dhe institucionet e varësisë së tyre.

Ndër institucionet që kanë shpenzuar më shumë është Ministria e Financave, e Mbrojtjes. Vetë Ministria e Financave ka shpenzuar 11.8 milionë lekë për blerje orendish, afërsisht 100 mijë dollarë.

Dy institucionet e varësisë së saj, Tatimet dhe doganat kanë shpenzuar përkatësisht 15 milionë lekë dhe 20 milionë lekë për mobilim zyrash, që e çon shifrën totale për Ministrinë e Financave në rreth 400 mijë dollarë.

Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar deri në nëntor 10 milionë lekë për pajisje zyrash. Kësaj shume i duhen shtuar edhe rreth 14 milionë lekë për mobilimin e dy reparteve ushtarakë.

Më pak kanë shpenzuar Ministria e Zhvillimit Urban dhe ajo e Ekonomisë, përkatësisht 4 milionë lekë dhe 2.3 milionë lekë.