Fier, punëtoret e rafinerisë në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
150 punonjës te rafinerisë Fier kanë protestuar para prefekturës. Protesta u paralajmërua disa dite më pare, pasi punëtoret nuk kanë marre pagat e prapambetura prej dy muajsh dhe sigurimet për 17 muaj. Protestuesit kërkojnë që strukturat e qeverise të vihen ne lëvizje dhe prefekti të detyroje sipërmarrësit e rafinerisë te zbatojnë detyrimet per pagat e prapambetura. Një jave me pare për arsye të mosmarrëveshjes së pagës prej tre muaj, punonjësi 62-vjeçar Agim Myrdini tentoi te hidhej nga oxhaku i rafinerisë.