PD ngre pikëpyetje për mungesën e kryeministrit në KSK

2017-04-01 0

Mungesën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen ?Balili?, Partia Demokratike e sheh si dëshmi të kontrollit të krimit mbi qeverinë. Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka tha se kryeministri është peng i Kelment Balilit.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: Çfarë di Edi Rama për Klement Balilin që refuzon të japë informacion? Pse ka frikë Edi Rama të ballafaqohet? A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën? Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë, është dëshmi e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Krimi e solli në pushtet, me krimin po e mban pushtetin dhe përmes krimit shpreson ta rimarre atë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani ditën e premte, pas kërkesës Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Kërkesa u konsiderua tejet serioze nga ana e kreut të shtetit, pasi sipas tij Balili është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të cilin kanë ngritur shqetësim edhe partnerët ndërkombëtarë./ TV KLAN