Ora News – Shpërthen Lu: Kryeprokurori Llalla kundër reformës në drejtësi

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai tha se kryeprokurori ka folur kundër reformës në drejtësi për 18 muaj me radhë dhe se veprimi i tij për të sekuestruar serverin e ILDKPI ishte kërcënim për reformën.
Lu i bëri thirrje shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe medias të jenë sy shqiponja pasi politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, si dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, drejtësinë dhe demokracinë e vendit
Tirane- Ambasadori amerikan Donald Lu, akuzoi direkt kryeprokurorin Adriatik Llalla si njeriu që po përpiqet të ketë nën kontroll gjykatën dhe prokurorinë. Lu tha se kryeprokurori ka folur hapur për18 muaj me radhë për reformën në drejtësi dhe se tentative për të sekuestruar serverin e ILDKPI ishte një kërcënim për reformën.
Donald Lu: Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.
Në muajt nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPKI që është jetik për vettingun. Të premten e shkuar u hodh shorti për anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi një prej institucioneve të reja që mbron pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua sic duhet nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-duhet-te-jemi-sy-shqiponja-ose-politikane-te-korruptuar-do-vjedhin-zgjedhjet/