Në varfëri, pa babain - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-04-01 1

Vdekja e babait 4 muaj më parë, i ka lënë jo vetëm jetimë, por edhe të pastrehë. Dy fëmijët e Behare Shehut, në fshatin Renxë të Dibrës, jetojnë në një strehë të përkohshme të ofruar nga familjarët, në një dhomë ku duhet të rrinin deri në përfundimin e shtëpisë, që do ta ndërtonte kryefamiljari, Hektori.