OSBE ka dalë sërish kundër kërkesës së Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt në konferencën ndërkombëtare ?Ne, populli; pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë? ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA dhe e BE, deklaroi se votimi elektronik është i brishtë, ndërsa shumë vende, mes tyre edhe Holanda po i rikthehet numërimit me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet.
"Kohët e fundit, është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por a i keni pyetur udhëheqësit tuaj përse reforma nuk ka ecur më përpara?
Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë?
Lexova në lajmet ndërkombëtare se Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet" deklaroi ai.