Është përmbyllur procesi i prezantimit të riorganizimit në territor të shërbimit të Urgjencës Mjekësore.
Qarku i Tiranës, ishte ndalesa e fundit ku u bë prezantimi para personelit të Urgjencës së Tiranës. Me sistemin e ri, nga 1 autoambulancë funksionale për afro 100 mijë banorë, shkon në 1 autoambulancë për 40 mijë banorë, duke siguruar mbulim më të plotë dhe cilësor në gjithë qarkun.
I pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili në fjalën e mbajtur u shpreh se nëse me riorganizimin e ri, ku një autoambulancë ju shërben 40 mijë banorëve, atëherë duhet që një mision të përfundojë brenda 27-minutash, duke përjashtuar këtu rastet e flukseve të orareve apo sezoneve të vitit.
?Në qoftë se pranojmë që një autoambulancë me riorganizimin i shërben 40 mijë vetave duhet që një mision të mbarojë për 27 minuta. Në qoftë se një mision mbaron për 27 minuta dhe ajo makina bën vetëm lëvizje gjithë ditën ne ja dalim që të mbulojmë gjithë këtë nevojë, 400 e ca mijë vetë pa krijuar asnjë lloj vonese apo perceptimi negativ tek qytetarët?, theksoi Beqaj.