Report TV - Prapaskenat, frika nga ndjekja penale, Shkëlzeni refuzon betimin

2017-04-01 0

Komisioni hetimor për aferën CEZ pas më shumë se një orë mbledhje, nuk ka arritur të marrë dëshminë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka refuzuar të bëjë betimin përpara anëtarëve të komisionit, çka sipas ligjit e bën të pavlefshme dëshminë e tij. Arsyet se pse Shkëlzen Berisha, ashtu si Sali Berisha, refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën, duket se fshihen tek neni 306 i Kodit Penal.

Ky nen parashikon që dëshmia e rreme përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Nëse Shkëlzen Berisha do të bënte betimin, ai pritej t?u qëndronte deklaratave zyrtare, ku ka mohuar lidhjet me sekserin Nuel Kalajn dhe me bosin e DIA-s Kastriot Ismailajn.

Një dëshmi e tillë, mund ta veshte atë me përgjegjësi penale, pasi komisioni hetimor ka në dorë disa dokumente, të cilat flasin për një takim të planifikuar mes Shkëlzenit, Nuel Kalajt dhe ish-kreu të CEZ në Tiranë. Në këtë kuadër, ka dyshime të forta se Shkëlzen Berisha e shmangu dje dëshminë, për të mos pasur telashe me drejtësinë.

Edhe Sali Berisha ka mohuar para komisionit hetimor takimet me Nuel Kalaj, takime të cilat janë konfirmuar publikisht nga vetë Kalaj. Por, komisioni hetimor nuk mund të bëjë kallëzim për dëshmi të rreme, për shkak se dëshmia e tij është e pavlefshme.

Free Traffic Exchange