Report TV - Sarandë,ndërpriten punimet në rrugë bashkia:Shkak mbetjet arkeologjike

2017-04-01 3

Një nga rrugët kryesore e qytetit të Sarandës, ?Rruga e Flamurit? ka filluar rikonstruksionin në tetor të vitit të kaluar, por sot pas katër muajsh kjo rrugë vetëm sa është hapur dhe askush nuk punon për ta përfunduar atë.

Ndërkohë që ky qytet është më i frekuentuari nga turistët e huaj, pamja që të ofron ai lë shumë për të dëshiruar.

Pritet që më datë 18 shkurt të arrijë edhe kroçera e parë në këtë qytet dhe pas kësaj date kjo do të jetë e vazhdueshme.

Arsyetimi i bashkisë për ndërprerjen e punimeve në ?Rrugën e Flamurit? është se janë gjetur disa mbetje arkeologjike dhe është pritur mendimi i specialistëve.

Sa i përket pritjes se turistëve dhe pamjes së qytetit, shefi i shërbimeve në Bashkinë e Sarandës thotë që kjo tregon se është një shije pune që ofron ky qytet.