Report TV - Veliaj: Uji i Bovillës vidhet në Kamëz, Mziu të bashkëpunojë

2017-04-01 1

Bashkia e Tiranës do të rrisë investimet për modernizimin e rrjetit dhe shërbimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, pa rritur çmimin e tij. Këtë tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë analizës vjetore të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, e cila u zhvillua në Bovillë.

Ai theksoi se për herë të parë gjatë vitit 2016, UKT-ja doli me fitim, duke krijuar më shumë mundësi për investime, pa prekur çmimin e ujit.

?Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxorri atë me fitim për herë të parë në 25 vjet. Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s?kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot?, tha kryebashkiaku Tiranës.

Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës është duke kërkuar mënyra bashkëpunimi edhe me aktorët privatë për të bërë të mundur shtimin e investimeve, të cilat do të sjellin më pas edhe një shërbim më të mirë të qytetarëve me ujë.