Shkëlzen Berisha ka deklaruar përpara mediave, pas daljes nga komisioni hetimor për CEZ, se nuk mund të bëjë betimin dhe s'mund të japë dëshmi përpara një të dënuari për shpifje.
Sipas tij, Balla është në konflikt interesi për shkak të vendimit të gjykatës.
Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me sekserin tjetër të CEZ-it, Nuel Kalajn, ndërsa kërkoi nga komisioni që të thërrasë Kastriot Ismailajn për të dëshmuar.
"Nuk mund të bëj betimin përpara një të dënuari për shpifje. Është me vendim gjykate i dënuar. Le të japë dorëheqjen dhe komisionin ta drejtojë dikush tjetër.
Nuk kam asnjë lloj lidhje me Nuel Kalajn dhe punën e komisionit. Pse nuk thërrasin z./Ismailaj për të dëshmuar në komision. Unë nuk di se çfarë provash ka administruar ky komision. SI kanë ardhur, janë apo jo prova reale. Nuk kam asnjë lidhje as me personin dhe as me aktivitetin e tij. Ka dëshmitarë që mund të pyeten", tha ai.